Jennifer Lopez dhe Ben Affleck surprizuan fansat kur konfirmuan ribashkimin pas rreth dy dekadash. Ben dhe këngëtarja u ndanë në vitin 2004 dhe i dhanë një tjetër mundësi njëri-tjetrit disa muaj më parë. Lopez ka dhënë një intervistë për revistën People, ku foli për romancën e tyre të rindezur.
“Ndihem shumë me fat, e lumtur dhe krenare që jam me të. Është një histori e bukur dashurie që patëm një shans të dytë.”, tha Jennifer. Ajo përmendi vështirësitë që aktori ka kaluar duke thënë: “Jam shumë krenare për të, jam aq krenare për njeriun që është bërë, saqë e kam parë nga larg”.

“Ne të dy ishim si “Uau, ne jemi shumë të lumtur dhe nuk duam që asgjë nga kjo të hyjë përsëri në lojë”. Ne jemi më të rritur tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm për këto gjëra. Ne jemi shumë mbrojtës sepse është një kohë kaq e bukur për të gjithë ne”, shpjegoi ajo.
