7.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Jennifer Lopez shkëlqen në premierën e filmit “Shotgun Wedding”

- Advertisement -

Ikona e Hollivudit, Jennifer Lopez, shkëlqeu në tapetin e kuq teksa ishte për premierën e filmit të saj më të fundit  ‘Shotgun Wedding’ në Los Anxhelos.

E veshur me një fustan të mbuluar  nga kristale, Lopez  u paraqit pa bashkëshortin e saj Ben Affleck.

Lopez dhe  kolegu i saj Josh Duhamel luajnë  një çift që përgatiten për të bërë një dasmë në Bali por që është xhiruar në Republikën Domenikane.

 “Ishte emocionuese dhe disi e lodhshme. Xhirimet e filmit ishin rraskapitëse por ne ishim në këtë mjedis të bukur në Republikën Domenikane dhe filmi duket kaq i bukur dhe kaluam shumë mirë jashtë xhirimeve , thjesht duke qenë në Republikën Domenikane në këtë lloj parajse, ishte shumë argëtuese për ne dhe me kastin më të mrekullueshëm me të cilin mendoj se kam punuar ndonjëherë”, ka thënë Lopez.

Filmi fokusohet në ditën e madhe ndërsa një ekip piratësh marrin peng të gjithë dasmorët , duke i detyruar Lopez dhe Duhamel të shkojnë për të shpëtuar të dashurit e tyre .

“Shotgun Wedding” është tashmë në kinema në  vende por do të publikohet në Amazon Prime Video në Shtetet e Bashkuara më 27 janar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit