Ikona e Hollivudit, Jennifer Lopez, shkëlqeu në tapetin e kuq teksa ishte për premierën e filmit të saj më të fundit ‘Shotgun Wedding’ në Los Anxhelos.
E veshur me një fustan të mbuluar nga kristale, Lopez u paraqit pa bashkëshortin e saj Ben Affleck.
Lopez dhe kolegu i saj Josh Duhamel luajnë një çift që përgatiten për të bërë një dasmë në Bali por që është xhiruar në Republikën Domenikane.
“Ishte emocionuese dhe disi e lodhshme. Xhirimet e filmit ishin rraskapitëse por ne ishim në këtë mjedis të bukur në Republikën Domenikane dhe filmi duket kaq i bukur dhe kaluam shumë mirë jashtë xhirimeve , thjesht duke qenë në Republikën Domenikane në këtë lloj parajse, ishte shumë argëtuese për ne dhe me kastin më të mrekullueshëm me të cilin mendoj se kam punuar ndonjëherë”, ka thënë Lopez.
Filmi fokusohet në ditën e madhe ndërsa një ekip piratësh marrin peng të gjithë dasmorët , duke i detyruar Lopez dhe Duhamel të shkojnë për të shpëtuar të dashurit e tyre .
“Shotgun Wedding” është tashmë në kinema në vende por do të publikohet në Amazon Prime Video në Shtetet e Bashkuara më 27 janar.