5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Jennifer Lopez për shpëtimin e isha-ve të saj Affleck dhe Diddy: Do t’i lija të dy të mbyten!

- Advertisement -

Ylli i njohur i botës së shoubizit, Jennifer Lopez, thuhet të ketë qenë pjesë e listës së pjesëmarrësve në ndejat e reperit P.Diddy.

Megjithatë, në një rikthim në kohë, po në mars të këtij viti, ajo kishte dhënë një deklaratë që tash ka ngjallur reagimin e fansave të saj, meqë përfshinë edhe Sean “Diddy” Combs por edhe Benn Affleck.

E pyetur në një intervistë në një radio, nëse do të duhej të zgjidhte mes shpëtimit të Affleckut ose Diddyt në mes të një oqeani, ajo kishte pranuar se do t’i linte të dy të mbyten.

Jennifer Lopez thuhet se kur e kishte dëgjuar emrin e Affleckut, kishte qeshur, ndërsa kur iu dha dhe opsioni i dytë për Diddyn, përmendet të ketë shpërthyer me shumë të qeshura.

”Unë do t’i lija të dy ata të mbyten”, citohet të ketë bërtitur mes tjerash J.Lo.

Jennifer Lopez me tashmë reperin për akuza seksuale, ishte takuar në vitin 1999 kur Diddy, i njohur atëherë si Puff Daddy, punonte në videoklipin e Lopez “If You Had My Love”.

Marrëdhënia e tyre lulëzoi shpejt por në dhjetor 1999, çifti u arrestua pasi ata u larguan nga një klub nate në New York, ku kishin ndodhur të shtëna. Akuzat e Lopez u hoqën menjëherë, por Diddy u akuzua për ryshfet dhe armëmbajtje por u shpall i pafajshëm në gjyq.

Pas incidentit të të shtënave, dyshja u shfaqën të takoheshin vazhdimisht. Ata morën vëmendjen e botës në shkurt të vitit 2000, kur kaluan në tapetin e kuq të Grammys me Lopez të veshur me fustanin e saj të famshëm jeshil Versace.

Kujtojmë që aktualisht Jennifer Lopez është e martuar me po ish-in e saj Benn Affleck, ani se ka zëra që muajve të fundit ishte përgatitur dhe lënda për divorc.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit