Edhe pse është në moshën 53-vjeçare Jennifer Lopez është në formën më të mirë fizike që bën që shumë ndjekës të jenë kureshtarë për sekretet e saj të rinisë dhe bukurisë.
Artistja bëri rutinën e saj të kujdesit të lëkurës për revistën Vogue ku u shpreh se fokusohet shumë tek kremi kundër diellit pastrimi i fytyrës.
Por kjo video e saj i ndau ndjekësit me disa që e komplimentuan për lëkurën mjaft të shëndetshme dhe të tjerë që pohuan se videoja kishte shumë filtra.
“Nëse je një grua në të 50-at dhe po lexon këtë koment , të lutem mos e krahaso veten me të. Videot mund të modifikohen ashtu si fotot. J Lo nuk duket si në Instagram”, ka komentuar një ndjekës.
Ndërsa një tjetër shkruan: Ajo ka bërë shumë trajtime të lëkurës që shumica prej nesh nuk mund t’i përballojnë. Ajo është e bukur, por kjo nuk është lëkurë e pa grimuar , ajo ka make up natyral. Plus filtër. Buzët e saj nuk janë kaq rozë sigurisht.