Jennifer Lopez mahniti me një fustan të zi dhe ngjyrë fildishi nga Tamara Ralph për sezonin pranverë/verë 2025, në edicionin e 16-të të Çmimeve Governors në Los Angeles të dielën.
Aktorja 56-vjeçare, e cila së fundmi u bë ambasadorja globale e një kompanie diamanti u shfaq tejet tërheqëse me fustan pa rripa.
Në qendër kishte një panel të zi prej kadifeje të frymëzuar nga ora me rërë, i cili kombinohej me doreza opere jashtëzakonisht të gjata, shkruan DailyMail.
Pjesa ngjyrë fildishi e fustanit ishte e mbuluar me tyl të zi transparent për një efekt paksa gotik.
JLo i mbante flokët e saj karakteristike bionde ngjyrë mjalti të mbledhura në një model të çrregullt, derisa plotësoi pamjen me vathë të varur që kishin një bazë të madhe perlash dhe detaje diamanti. /Klankosova.tv
=







