7.2 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

Jennifer Lopez mahnit me pamjen, shfaqet me fustanin ngjyrë fildishi

- Advertisement -

Jennifer Lopez mahniti me një fustan të zi dhe ngjyrë fildishi nga Tamara Ralph për sezonin pranverë/verë 2025, në edicionin  e 16-të të Çmimeve Governors në Los Angeles të dielën.

Aktorja 56-vjeçare, e cila së fundmi u bë ambasadorja globale e një kompanie diamanti u shfaq tejet tërheqëse me fustan pa rripa. 

Në qendër kishte një panel të zi prej kadifeje të frymëzuar nga ora me rërë, i cili kombinohej me doreza opere jashtëzakonisht të gjata, shkruan DailyMail.

Pjesa ngjyrë fildishi e fustanit ishte e mbuluar me tyl të zi transparent për një efekt paksa gotik.

JLo i mbante flokët e saj karakteristike bionde ngjyrë mjalti të mbledhura në një model të çrregullt, derisa plotësoi pamjen me vathë të varur që kishin një bazë të madhe perlash dhe detaje diamanti. /Klankosova.tv 

=Jennifer Lopez mahniti me një fustan të zi dhe ngjyrë fildishi nga Tamara Ralph për sezonin pranverë/verë 2025, në edicionin e 16-të të Çmimeve Governors në Los Angeles të dielën.Aktorja 56-vjeçare u shfaq shumë me gjoks të madh me këtë fustan pa rripa.

Të ngjashme

Të fundit