8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Jennifer Lopez i kërkon ndihmë ish-gruas së Ben Affleckut

- Advertisement -

Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është në fije të perit. Për të shpëtuar këtë romancë ajo i ka kërkuar ndihmë ish-partneres së aktorit Jennifer Garner.

Tabloidi britanik Daily Mail thotë se Lopez dhe Garner kanë frikë se aktori mund t’i kthehet sërish varësisë ndaj alkoolit.

Lopez i beson Garnerit për atë që po ndodh sepse ajo e di se është një nga të vetmit njerëz që do të kuptonte se çfarë po kalon, tha  një burim i afërt pranë këngëtares për DailyMail.

Thuhet se Garner dëshiron të ndihmojë në shpëtimin e martesës pasi mendon se Lopez është shumë e rëndësishme në jetën e ish-bashkëshortit të saj.

Affleck më parë nuk e ka fshehur faktin se si ndikoi alkooli tek martesa e tij 13-vjeçare me Garner e cila përfundoi në vitin 2018 për shkak të problemeve të shumta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit