Home Rozë Jennifer Lopez flet për martesën me Ben Affleck

Jennifer Lopez flet për martesën me Ben Affleck

0
Jennifer Lopez flet për martesën me Ben Affleck

Artistja Jennifer Lopez ka folur  për  jetën e re me Ben Affleck  në një intervistë të fundit ku ka ndarë detaje mjaft interesante.

Gjatë një paraqitjeje në programin  TODAY për të promovuar filmin e saj të ri Shotgun Wedding ,  ylli i muzikës tregoi për procesin e integrimit të fëmijëve të saj dhe të aktorit nën të njëjtën shtëpi.

Ka qenë një lloj tranzicioni me të vërtetë emocional, por në të njëjtën kohë të gjitha ëndrrat janë bërë realitet”, është shprehur ajo duke shtuar se viti 2022 ka qenë fenomenal për të.

Lopez  ka binjakët e saj me ish-burrin e saj, Marc Anthony, ndërsa Affleck  ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

Kjo nuk është hera e parë që Lopez flet për jetën martesore me Affleck. Në dhjetor të vitit 2022 në një intervistë për revistën Vogue,  artistja vlerësoi ish-gruan e Benit, Jennifer Garner.

Ajo e quajti atë një grua të mrekullueshme dhe u shpreh se ajo dhe Affleck  kanë një marrëdhënie shumë të mirë së bashku.

Exit mobile version