0.5 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Jennifer Lopez dhe Ben Afleck shijojnë muajin e dytë të mjaltit

- Advertisement -

Pasi u martuan në një dasmë madhështore tre ditore në Riceboro, Georgia, Jennifer Lopez dhe Ben Afleck po shijojnë muajin e tyre të dytë të mjaltit .

Këtë herë, dyshja kanë zgjedhur si destinacion liqenin Como, në brigjet e Tremezzo-s në Itali, për të kaluar disa ditë të bukura krahë njëri – tjetrit.

Çifti i sapo martuar,  u fotografua ndërsa qëndronin të ulur në pjesën e pasme të një varke, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet, teksa shijonin një shëtitje rreth liqenit.

Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të gjatë të bardhe dhe më mëngë. Me flokët e kapura topuz të çrregullt , 53-vjeçarja e kompletoi lukun e saj me një çantë të bardhë dhe aksesorë floriri.

Ndërsa , Ben  u shfaq i  veshur një këmishë blu me mëngë të gjata dhe një palë pantallona në ngjyrë të bardhë .

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck festuan në mënyrën më të mrekullueshëm martesën e tyre, me një ceremoni madhështore, tre ditore. Ylli i pop-it u shfaq mjaftë përrallore e veshur me vello të bardhë , të stiluar nga Ralph Lauren.  Ditën e tyre më të lumtur çifti zgjodhi ta festojë së bashku me anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre të ngushtë, në Georgia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit