Jennifer Garner i ka qëndruar pranë Ben Affleck për vite me radhë, pavarësisht ndarjes së tyre në vitin 2017 pas 12 vitesh martesë.
Ajo e detyroi aktorin të shkonte në rehabilitim në gusht të vitit 2018 për shkak të varësisë nga alkooli, madje e çoi vetë me makinë në klinikë. Por Garner nuk u pa askund kur 50-vjeçari u martua me këngëtaren Jennifer Lopez, 53 vjeç, të shtunën e kaluar.
Megjithatë media ‘Page Six’ thotë se mungesa e saj në ceremoninë e dasmës nuk do të thotë se ajo nuk është e lumtur për këtë.
“Unë jam i sigurt se ajo është e emocionuar që ka hequr qafe fëmijën e saj të katërt,” thotë një burim për këtë media.
Fëmijët e ish-çiftit Violet 16 vjeçe Seraphina, 13 dhe Samuel, 10 vjeç ishin të gjithë të pranishëm për të dëshmuar romancën e babait të tyre me Jennifer Lopez në Vegas.
Aktorja 50-vjeçare u shfaq e gjitha e buzëqeshur teksa u fotografua në një klub në SHBA disa orë përpara se J. Lo dhe Affleck të martoheshin për herë të dytë.