Jennifer Aniston është një nga ato pak femra që i ka rezistuar eksperimentimit me flokët. Aktorja i ka mbajtur flokët në një nuancë të ngrohtë biondeje që nga dita e parë, dhe prerja e flokëve ka gjithmonë një fryrje të lehtë që i kornizon fytyrën.
Stili karakteristik që ajo kishte në flokët e saj në sezonet e para të serialit “Friends” njihet edhe sot si The Rachel dhe ka i ka bërë shumë femra ta duan. Ajo tregon se në të shkuarën kjo prerje flokësh ia kishte ndërlikuar paksa rutinën pasi kërkonte gjithnjë ndihmën e parukieres.
Megjithatë, sot ajo arrin t’i menaxhojë flokët e saj në mënyrë perfekte.