Jennifer Aniston dikur e pati një natë të paharrueshme të Vitit të Ri me Barbra Streisand.
Ylli i Friends tregoi për një dëshirë që e kishte pasë me ikonën e Hollivudit në mesnatën e Vitit të Ri.
“Barbra nuk na hapi rrugën vetëm ne femrave, Barbra krijoi fondacionin Streisand, duke dhënë dhjetëra miliona dollarë grante për më shumë se 800 organizata që mbështesin shëndetin e grave, të drejtat civile, çështjet mjedisore dhe kontrollin e armëve”, tha Aniston.
“Dhe ndërsa nuk kam pasur kënaqësinë të punoj me të ende kam pasur fatin të kaloj kohën me të ndër vite, madje kam dashur ta puth në mesnatën e një nate të Vitit të Ri. ”
“Po them të vërtetën. Barbra, të dua, të dua dhe urime për këtë nder të merituar,” shtoi Aniston për Stresisand pasi e kishte marrë çmimin e karrierës mbrëmë në ceremoninë e çmimeve SAG Aëards 2024.