25.5 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Jennifer Aniston për Elon Muskun: Nuk më tërheq fare, në asnjë mënyrë

- Advertisement -

Jennifer Aniston ka folur hapur për mendimin e saj mbi Elon Musk në një intervistë të fundit.

Aktorja po përgatitet për premierën e sezonit të katërt të serialit të saj të suksesshëm dramatik The Morning Show, i cili do të shfaqet në Apple TV+ më 17 shtator. Në këtë serial, Aniston interpreton Alex Levy – rol për të cilin fitoi çmimin Screen Actors Guild Award në vitin 2020.

Ndërsa fansat presin me padurim kthimin e serialit, Aniston ka pozuar për kopertinën e numrit të shtatorit të Vanity Fair, ku gjatë intervistës është përmendur edhe emri i Elon Musk.

Lidhja mes Aniston dhe Musk u përmend për shkak të ngjashmërisë së personazhit Paul Marks – miliarder me pasion për raketat, të luajtur nga Jon Hamm – me vetë Musk. Por aktorja e hodhi poshtë menjëherë krahasimin, duke thënë: “Ai nuk më tërheq aspak, në asnjë aspekt”.

The Morning Show njihet për trajtimin e temave të ndjeshme dhe të bazuara në ngjarje reale. Sezoni i kaluar, për shembull, u mor me çështjen e rrëzimit të vendimit Roe v. Wade në qershor 2022. Aniston u shpreh: “Kur bën një serial televiziv mbi gazetarinë politike në një kohë kaq të përçarë, gjërat bëhen delikate. Duhet të flasësh për të gjithë shikuesit”.

Në intervistë, ajo foli edhe për një periudhë të vështirë të jetës – divorcin nga Brad Pitt. Pikërisht në atë kohë, Aniston xhiroi filmin The Break-Up me aktorin Vince Vaughn.

“Ishte disi katarzike ta xhiroja atë film. Kur m’u ofrua roli, disa ishin të shqetësuar se mos ishte e papërshtatshme. Por unë mendova se ishte një mundësi e shkëlqyer – do të më ndihmonte emocionalisht si njeri dhe do t’i shërbente mirë edhe skenarit e personazhit,” u shpreh Aniston. 

Të ngjashme

Të fundit