5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Jeni mercenarë”: Pse pengimi i protestës së gazetarëve nga aktivisti i VV-së është kundër demokracisë dhe ligjit?

Njëri aktivisti me emrin Erion Beqiraj, pasi u bë pjesë e protestës e vendosi një pankartë në të cilën pretendohej se ndodheshin të dhënat e vendosura të Klan Kosovës ku emrat e qyteteve të Kosovës – Pejë e Gjakovë – shkruheshin në gjuhën serbe.

Ky aktivist më pas është viktimizuar duke thënë që “si duket disave nuk iu pëlqeu fjala ime e lirë dhe një gazetare ma mori parullën nga dora dhe e shqyi (shqeu) atë.”

Një tjetër, po në atë protestë, shau gazetarët duke iu thënë “krejt ju jeni mercenarë”

Aktivistët në fjalë – përkundër që i takojnë një partie me përvojë në organizim protestash – duket se nuk e dinte që protestën ose kundërprotestën e tyre mund ta bënin lirshëm në ndonjë vend tjetër. Duke respektuar edhe procedurat përkatëse. Ngase ajo që bën s’ka të bëjë me demokracinë e është e ndëshkueshme.

Pse e shkelën ligjin kundërprotestuesit?

Me Ligjin Për Tubime Publke parashihet edhe kjo çështje. Neni 5 i këtij ligji i titulluar “Vendet ku mbahen tubimet publike, ”, thotë kështu. “Nëse një tubim publik lajmërohet me qëllim për të protestuar kundër një tubimi tjetër publik, policia duhet të mundësojë mbajtjen e tubimit publik si dhe kundërtubimit publik. Përjashtimisht, policia mund të kufizojë apo ndalojë kundërtubimin publik sipas dispozitave të nenit 9 dhe 10 të këtij ligji, vetëm nëse ka rrezik serioz për dhunë në mes të pjesëmarrësve të tubimeve publike që nuk mund të zvogëlohet apo parandalohet nga Policia.”.

Pra, e drejta e kundërtubimit parashihet me ligj. Por, e njejta duhet të lajmërohet në Polici, e të caktohet vendi.

Tjetra, në nenin 11 të këtij ligji, flitet edhe për penguesit e tubimit publik. Pra, ata që nuk përkojnë me qëllimin e thirrjes së atij tubimi.

“Në rast kur kujdestari vëren ndonjë pjesëmarrës apo person tjetër në tubim publik i cili prish rendin e qetësinë, mban armë, objekte të rrezikshme apo shenja të ndaluara, ose tenton të pengojë zhvillimin e tubimit publik, ai duhet tё informojë menjëherë policinë”- thuhet aty.

Tutje edhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës, parasheh dënime, madje edhe me burgim deri në 1 vjet, për penguesit e tubimit.

Neni 204 parasheh sanksionet për penguesit e tubimit publik, si dhe shkallshmërinë e dënimit. “Kushdo që me përdorimin e mashtrimit ose në ndonjë mënyrë tjetër parandalon ose pengon caktimin apo mbajtjen e tubimit publik në të cilin personat kanë të drejtë sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.” – thuhet aty.

Kujtojmë se kundërprotestuesit, ishin saktësisht me qëllim të kundërt me protestuesit, duke provokuar situatën dhe protestën e ligjshme të gazetarëve.

A kishte orkestrim?

E çuditshmja është se aktivisti i VV-së që tentoi të pengonte protestën po mbrohet nga të tjerë aktivistë më me nam në këtë parti që sot kanë edhe funksione shtetërore.

Postimi i tij në Facebook deri tash i ka marrë gati 200 shpërndarje, e ku përfshihen edhe ato nga analistët Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci.

Por, postimi në fjalë është shpërndarë edhe nga deputeti Enver Dugolli, shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë Gëzim Sveçla, asamblisti Egzon Azemi e të tjerë.

Mjaft interesant ishte edhe një reagim i aktivistes dhe këshilltares së minsitres Albulena Haxhiu me emrin Berita Abazi.

Gazetari ia shqyen parullën këtij të riu. Fjala e lirë…” – postoi ajo në rrjetin social Tëitter.

Reagim pati edhe nga ana e deputetes Fitore Pacolli që sërish foli për strukturat e pronësisë së medias.

Deputeti tjetër i VV-së Besim Muzaqi shkroi për atë pankartë se “përbrendëson sakrificën, luftën dhe krenarinë e LIRISË!”

Ai vazhdoi tutje me qasje paragjykuese duke thënë“Fatkeqësisht kjo ju pengoi gazetarëve protestues dhe e shqyen. Në emër të fjalës së lirë po mbështetet propaganda kundër Republikës e financuar nga ‘rublat’ ruse dhe e maskuar në ‘parajsa financiare’ nga avokat të kariçëve e Lukashenkos.”

Edhe Arianit Beqiri, asistent i Kryeministrit Kurti, bëri postim për një gjë të tillë duke thënë: “Në protestën për “fjalën e lirë” kjo parullë i qenka shky një të riu. Ndoshta atij/asaj që e ka shky, nuk i ka pëlqy që Gjakova e Peja janë Kosovë.”

Ndërkohë, në postimin e bërë nga Beqiraj ka shumë komente të cilat në mënyrat më banale të mundshme fyejnë rëndë gazetarët e Kosovës duke i lidhur ata me Serbinë. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit