Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 40-të dhe për nder të saj, fotografi mbretëror Arthur Edwards postoi një foto të saj si studente.
Përpara se të bëhej e njohur përmes marrëdhënies së saj me Princin William, Kate Middleton ishte studente në të njëjtin universitet me Princin William, St. Andrews në Fife, Skoci, ku studioi historinë e artit ndërsa punonte si kamariere.
Në foton e realizuar në vitin 2005, Kate është me miqtë në Sandringham si mysafire e Princit William. Në vitin 2001, Middleton u takua me Princin William dhe lidhja e tyre filloi në 2003. Nga 2003 deri në 2005, ata të dy jetuan në Balgove House në Strathtyrum me dy shokë dhome.