6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

“Jemi takuar”, Sabiani zbulon se çfarë po ndodh me Trixën pas daljes nga Big BrotherVip

- Advertisement -

Sabiani ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin Goca dhe Gra, ku mes të tjerash ka folur dhe për Beatrix Ramosaj. Këngëtari është pyetur nëse ka pasur kontakt me Trixën pas daljes së saj nga shtëpia, duke qenë se u përfol në media se ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Këngëtari tha se janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me nënën e saj, Antigonën e cila i ka treguar se është mirë dhe në gjendje të stabilizuar por që i duhet pak kohë për të marrë veten. Gjithashtu ai ka treguar se e ka pasur Trixën si vajzën e tij brenda shtëpisë dhe jo vetëm.

abiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.

Më tej ai është pyetur nga moderatoret për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.

“Do të jem shërbëtori  i tyre gjithë jetën”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit