Shkruan: Besa Ismaili
Zgjohuni
Jemi në pikën kur në veri ka më shumë policë të Republikës, më shumë policë EULEX-i, më shumë struktura paralele të Serbisë sesa që ka banorë atje në total.
Jemi në pikën ku Prishtina zyrtare, armatimit të rëndë në veri i thotë mjete piroteknike.
Jemi në pikën ku kryeministri ftohet të flasë për veriun në Kuvend, ndërsa ai ligjëron sesi pagat e deputetëve janë më të mëdha se paga e tij. Ku atij i apelohet të instaloj urgjentisht dialog me palët atje dhe ai mban monologje duke thënë ambasadorët e QUINT-it nuk janë ministra.
Jemi në pikën ku gazetarët tonë rrinë te Ura e Ibrit dhe Lagja e Boshnjakëve dhe pandehin se po raportojnë nga veriu. [Në një vend tjetër gazetarët do të veshnin këmishat antiplumb dhe të arrinin në çdo fshat dhe tek secili banor skaj më skaj dhe të raportonin 24/7 .]
Jemi në pikën ku strukturat paralele të Serbisë quhen banda kriminale dhe rrjedhimisht një shtet ligjor po u nënshtrohet atyre. Nuk ka të arrestuar, të neutralizuar, shpërbërje apo rimarrje kontrolli.
Jemi në pikën ku shumica u beson versioneve zyrtare se asociacioni nuk kalon. Dhe vetëm pakica e veriut e ka kuptuar se veriu është dorëzuar. Pa marrëveshje.
Jemi në pykë.
Zgjohuni shoqëri!