22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

“Jemi në krizë”, Shahini paralajmëron mbylljen e disa bizneseve: ZRrE të shtyjë vendimin për një vit

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur rreth protestës së paralajmëruar nga bizneset, kundër vendimit të ZRrE-së për dalje në treg të lirë të bizneseve.

Të enjten në “Gazeta” në Kanal10, Shahini ka paralajmëruar se ky vendim do të detyrojë mbylljen e disa bizneseve dhe po ashtu reduktimin e punëtorëve.Ai ka kërkuar shtyrjen e vendimit të ZRrE-së për një vit.

“Ashtu siç u paralajmërua sot dhe dje disa kompani po do të mund të mbyllen disa do t’i reduktojnë punëtorët dhe kjo është një rrezikim i rënies ekonomike. Ne këtë vit kemi rreth 100 mijë kontributdhënës më pak sesa vitin e kaluar dhe kjo tregon se ne jemi në një krizë në një gjendje jo të mirë ekonomike dhe për këtë kohë ne po kërkojmë që vendimi i ZRrE-së të shtyhet në një afat një vjeçar”, ka thënë Shahini. /Gazeta10/

Të ngjashme

Të fundit