0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

“Jemi në gjysmë të rrugës për negociatat”, Ukraina i përgjigjet Rusisë: Po provokojnë tension mediatik

- Advertisement -

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, Mykhailo Podolyak, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryenegociatori rus Vladimir Medinsky i cili deklaroi ditën e premte se të dy palët janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n.

Lidhur me këtë deklaratë Podolyak tha sërish se Ukraina nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj që janë armëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjithë trupave ruse.

Sipas Podolyak Rusia po përpiqet të “provokojë tension në media” dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar.

Statusi i negociatave. Deklaratat e palës ruse janë vetëm qëndrime të tyre kërkuese. Të gjitha deklaratat synojnë, ndër të tjera, të provokojnë tensione në media. Qëndrimet tona janë të pandryshuara. Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garanci të forta sigurie me formula konkrete’, shkruan Podyolak në Twitter.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit