Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Ben Affleck, kanë çrregullime të stresit post-traumatik nga vëmendja e madhe mediatike që morën kur u lidhën për herë të parë.
Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) është një çrregullim që zhvillohet kur një person ka përjetuar ose dëshmuar një ngjarje të frikshme, tronditëse, të tmerrshme ose të rrezikshme.
“Por ne jemi më të vjetër tani,” tha artistja për “Variety”.
“Ne jemi më të mençur. Ne gjithashtu e dimë se çfarë është e rëndësishme, çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë dhe nuk është aq shumë ajo që mendojnë njerëzit e tjerë. Ka të bëjë me të qenit i vërtetë me atë që jeni”, ka shtuar ylli i muzikës,
Jennifer dhe Ben u njohën në xhirimet e filmit “Gigli”. Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendje të madhe mediatike, gjë që ushtroi shumë presion. Ata anuluan dasmën në vitin 2003 dhe më pas u ndanë.
Lopez u martua me Marc Anthony-n, me të cilin ka dy fëmijë, binjakët 15-vjeçarë Max dhe Emme. Ndërkohë, Affleck ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner – Violet, 18, Seraphina, 14 dhe Samuel, 11. Ai dhe Garner ishin të martuar nga 2005 deri në 2018.
Lopez dhe Affleck u lidhën në vitin 2021 dhe u martuan në Las Vegas një vit më vonë.