10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Jemi favoritë”, Presidenti i FFK-së pas shortit të Nations League: Kërkojmë rezultat

- Advertisement -

Pasditen e së enjtes që sapo lamë pas, në Paris të Francës u hodh shorti përcaktues i fazës së grupeve, të kompeticionit për përfaqësueset, UEFA Nations League, ku përveç “Legjionarëve” tanë, të cilët këtë edicion janë pozicionuar në Ligën B, shortin e mësuan edhe “Dardanët” e Kosovës, të cilët janë në grupin C2, së bashku me Rumanin, Qipro e njërin mes Lituanisë e Gjibraltarit.

Pas këtij shorti, një koment të shkurtër e bëri edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u shpreh se grupi është i përbërë nga ekipe të njohura për “Dardanët” dhe që mund t’i dominojnë lehtësisht, duek marrë parasysh edhe lojtarët cilësorë që përfaqësuesja e Kosovës ka e më tej bëri edhe një koment për të ardhmen e stolit të Kombëtares.

“Një short i cili ka ekipe të cilat i njohim, Rumaninë e kemi përballur së fundmi. Grupi është i mirë dhe jemi favoritë, duke pasur parasysh edhe formën e lojtarëve aktualisht. Ata po marrin minuta dhe shpresoj të mos lëndohen e të kemi formacionin standart. Në shumë ndeshje na kanë munguar lojtarë dhe një ekip si i joni e ndjen mungesën e titullarëve. Kërkojmë rezultat.

Sa i përket trajneri kemi pasur shumë propozime dhe kanë qenë trajnerë me emër dhe me bagazh. Kanë qenë në liga dhe kombëtare të njohura, por do të kërkojmë të duhurin për të arritur objektivat tonë. Nuk jemi në fazën e zhvillimit të skuadrës, na duhet një trajner që kërkon kualifikimin dhe nga Nations League duam të jemi të parët dhe po mendojmë për këtë kompeticion. Kemi katër ndeshje miqësore dhe trajneri i ri do ta ketë kohën në dispozicion për muajin shtator. Nuk e di me datë, por jemi në fazën përfundimtare të zyrtarizimit të trajnerit. Po shohim edhe pjesën ekonomike ku na përshtatet më shumë”,- u shpreh Ademi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit