Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në takimin e tyre të parë zyrtar, Kurti e uroi ambasadorin Hargreaves për detyrën e re.
Kreu i qeverisë gjithashtu gatishmërinë e qeverisë së tij për të punuar me ambasadën britanike për avancimin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të mira dypalëshe.
“Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar është vend mik dhe aleat i Republikës së Kosovës dhe ne jemi falënderues për kontributin e madh të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe lidhjet e forta mes dy popujve tanë”, thuhet në njoftim.