7 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Jeffries: Trump po vazhdon ta turpërojë Amerikën – Ne duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës deri në fitoren përfundimtare

- Advertisement -

Udhëheqësi i ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries ka reaguar pas takimit mes Trump-Zelensky, ku pati përplasje e tensione.

Jeffries përmes një deklarate për media tha se Trump me administratën e tij po vazhdojnë ta turpërojnë Amerikën në skenën botërore.

Sipas tij, takimi i sotëm Trump-Zelensky vetëm do ta inkurajojë edhe më tëj Vladimir Putinin, të cilin edhe e quajti diktator brutal.

“Presidenti Trump dhe administrata e tij vazhdojnë ta turpërojnë Amerikën në skenën botërore. Takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Ukrainës ishte i tmerrshëm dhe vetëm sa do ta inkurajojë më tej Vladimir Putinin, një diktator brutal. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shpërblejnë agresionin rus dhe të vazhdojnë ta qetësojnë Putinin”, tha ai, shkruan The Reuters.

Tutje, Jeffries tha se ShBA-të duhet të qëndrojnë pranë Ukrainës deri në fitoren përfundimtare.

“Për tre vjet, Presidenti Zelensky dhe populli ukrainas kanë qëndruar në anën e demokracisë, lirisë dhe së vërtetës. Suksesi i tyre është në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ne duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës deri në fitoren përfundimtare.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit