-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Jeffrey Hovenier 007”, mirënjohja që Hoxha i dha ambasadorit amerikan

- Advertisement -

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim lamtumirës, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier.

Në këtë takim Hoxha dhe stafi i tij, shprehën mirënjohje ndaj ambasadorit amerikan me rastin e pensionimit të tij.

Hoxha i ndau mirënjohje ambasadorit amerikan dhe një shenjë të Policisë së Kosovës me gravurën “Jeffrey Hovenier 007” për vitet e tij të kontributit dhe mbështetjes për Policinë

“Drejtori i Përgjithshëm ia dorëzoi ambasadorit një flamur të palosur të Policisë së Kosovës, një certifikatë mirënjohjeje dhe një shenjë të Policisë së Kosovës me gravurën “Jeffrey Hovenier 007” për vitet e tij të kontributit dhe mbështetjes për Policinë. Në certifikatë thuhet: “Për nderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe asistencën tuaj të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive të Policisë së Kosovës dhe për avokimin tuaj për sundimin e ligjit dhe parimeve demokratike, të cilat ne i konsiderojmë thelbësore për një agjenci policore të suksesshme. Policia e Kosovës angazhohet për vizionin tonë të përbashkët për një forcë policore shumë-etnike, plotësisht të integruar, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë”, thuhet në komunikatë.

https://www.facebook.com/share/p/15Gc5J1uxB/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit