Home Lajme “Je avokat s’ta lejon statusi”, “Mu ma lejon”: Përplasen Berisha dhe Gashi për krijimin e Gjykatës Speciale

“Je avokat s’ta lejon statusi”, “Mu ma lejon”: Përplasen Berisha dhe Gashi për krijimin e Gjykatës Speciale

0
“Je avokat s’ta lejon statusi”, “Mu ma lejon”: Përplasen Berisha dhe Gashi për krijimin e Gjykatës Speciale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha dhe avokati Tomë Gashi kanë debatuar në lidhje me krijimin e Gjykatës Speciale në T7.

Avokati Gashi ka thënë se OKB-ja nuk do ta formonte Gjykatën Speciale, duke shtuar se nëse nuk e bën Kosova do ta bëjë OKB.

Me pretendimet e atëhershme që nëse na nuk e bëjmë Gjykatën Speciale e bën OKB-ja, është që OKB-ja e din që këtu luftë civile s’ka pas, ka pas luftë mbrojtëse në krye me UÇK-në, pastaj me NATO-n. Nuk kish mujt OKB-ja me formu një Gjykatë raciste, hajde po i gjykojmë veç shqiptarët e jo serbët.” – ka thënë Gashi.

Më pas i ka reaguar deputeti Berisha, i cili ka thënë se Gashi po dëshiron “me kriju një diskurs publik se LDK dhe PDK e kanë marrë në qafë këtë vend”.

Ma bre Tomë se je avokat e s’ta lejon statusi.” – i ka thënë Berisha – Gashit.

Avokati Gashi i është kundërpërgjigjur menjëherë.

Mu ma lejon.” – ia kthehu ai.

Kuvendi veç ja ka dhanë mandatin, Gjykatës Speciale.” – ka shtuar deputeti i PDK-së.

Kjo është propagandë politike, po marre se ki status të avokatit. Kjo është politikë çka bane.” – ka shtuar ndër të tjera Berisha.

Exit mobile version