Një përplasje interesante ka ngjarë në Debat Plus të RTV Dukagjinit. Në emisionin e udhëhequr nga Ermal Panduri, analistët Astrit Gashi e Bardhyl Hasanpapaj janë përplasur “miqësisht” rreth politikës dhe përkrahjes partiake.
Gashi e ka akuzuar Hasanpapajn se është adhurues i Albin Kurtit. E për këtë pati përgjigje Hasanpapaj.
“Jo bre, çfarë adhurimi, gabim e ke Astrit, këtë qeveri e kam kritiku për qeverisje të brendshme.” – tha Hasanpapaj në akuzën e Astrit Gashit se ai është adhurues i Kurtit.
“Kurrë në jetë nuk e kam takuar, e para. E dyta, kurrë në jetë partinë e tij as ka rruga s’i kam kalue.” – tha Hasanpapaj.
“Për kë ke votu?” – e pyeti Gashi Hasanpapajn.
“Për Vjosën kam votu, a don me të tregu.” – tha ai.