I shqetësuar, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale për të treguar se si gruaja e tij ishte gati të ‘hidhte poshtë gjithë jetën e tyre’ për shkak të politikës.

Kanë kaluar vetëm një javë që kur Trump fitoi në mënyrë drastike zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një garë të ashpër fillimisht me Joe Biden dhe më pas me Kamala Harris pasi ai u tërhoq.

Rezultati i zgjedhjeve erdhi më shpejt se sa pritej dhe me një shumicë të madhe votash për Trump, se sa sugjeronin sondazhet. Dhe për një amerikan, letrat e divorcit kanë ardhur gjithashtu jashtëzakonisht shumë shpejt.

“Unë votova Trump, gruaja ime më dërgoi letrat e divorcit. Çfarë të bëj? Unë as nuk e dija se ishte e mundur që të jepeshin dokumentet e divorcit kaq shpejt”, ka shkruar ai.

Postimi i tij është shpërndarë gjerësisht si dhe ka mbi 12.5 milionë shikime në rrjetin social, X, duke shkaktuar debate të ndryshme.

Burri në postimin e tij shkruan gjithashtu: “Nuk e di as çfarë të them. Jam i shokuar që u martova me dikë që dëshiron të flakë jetën tonë për shkak të politikës. Javën e kaluar ishim të lumtur, sot po divorcohemi”.

Sipas tij, gruaja nuk dëshiron që të flasë për këtë pasi asgjë nuk do i ndryshonte mendje.