Java që vjen është shumë e rëndësishme për Milan, pasi priten firmat e Paolo Maldini dhe Frederic Massara.
Sipas “Sportmediaset” thuhet se do të nënshkruajnë marrëveshje të reja me klubin javën e ardhshme, pasi marrëveshjet aktuale të të dy drejtorëve skadojnë në fund të këtij sezoni, kështu që nevojiteshin kontrata të reja.
Siç raportohet nga MilanNeës.it, bisedimet midis Maldinit, Massaras dhe Milanit kanë hyrë në fazat përfundimtare dhe tani dy drejtorët pritet të rinovojnë kontratat në javën e ardhshme.
Pritet që dyshja do të nënshkruajnë një marrëveshje dyvjeçare.