25.9 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Java e katërt në Superligë, spikat derbi Prishtina – Drita

- Advertisement -

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së katërt pas pauzës së Kombëtareve.

Xhiro e katërt na sjell përballje të zjarrta, por padyshim vëmendja do të jetë në kryeqytet ku dy rivalë të vjetër zbresin në fushë.

Prishtina është nikoqir i Dritës, me ndeshjen e dy skuadrave bardhekaltër që luhet nën ndriçimin e reflektorëve me fillim nga ora 20:15 në Fadil Vokrri.

Sfidë shumë interesante zhvillohet edhe në Gjilan, ku nga ora 15:00, Gjilani do të përballet me Malishevën.

Ballkani para adhuruesve të vet pret Drenicën, derisa Prishtina e Re dhe Llapi luajnë në Lipjan. Edhe në Klinë do të luhet një takim shumë interesant, ku Dukagjini përballet me Ferizajn. Të gjitha ndeshjet e xhiros së katërt luhen të dielën.

 

Të ngjashme

Të fundit