32.6 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Java e ardhshme me temperatura të larta, e premtja dita më e ngrohtë

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i  Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius.

Instituti ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.

Sipas njoftimit të hënën moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Të martën moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 17°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

Të mërkurën moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

Të enjten moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

Ndërkaq të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet  e ditës nga 32 deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s.

Të ngjashme

Të fundit