Të dielën do të zhvillohet java e 5-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, ku do të përballen Llapi dhe nënkampioni i Kosovës Ballkani.
Ndërkohë, në ndeshjet tjera të javës, Malisheva pret Prishtinën, Ferizaj përballet me Gjilanin, ndërsa Drenica synon pikët e para në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Të gjitha takimet e kësaj xhiroje do të nisin në të njëjtën kohë, nga ora 15:00.