Sot fillon java e 31-të në Albi Mall Superliga ku pritet të ketë ndeshje interesante.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të pres Malishevën, në një ndeshje që pritet të jetë interesante.
Ballkani, gjendet në pozitën e 2-të në tabelë me gjithsej 52 pikë, 7 pikë larg Malishevës në pozitën e 3-të.
Ndërsa Gjilani, pret në shtëpi Suharekën, me “Skifterat” që dëshirojnë të shmangin rënien në Ligën e Parë.
Gjilani, gjendet në pozitën e 7-të me 39 pikë, ndërsa Suhareka në pozitën e parafundit me 33 të tilla.
Të dyja këto ndeshje pritet të zhvillohen sot në orën 15:00.