Java e 20-të e Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje mjaft interesante.
Në Hajvali, Prishtina e Re është nikoqire e Ferizajt. Kjo ndeshje nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin me bari artificial të Kampit Nacional.
Në të njëjtin orar, do të luhet edhe përballja mes Dukagjinit dhe Gjilanit.
Ndërkohë, sfida kryesore e ditës zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri, ku Prishtina përballet me Llapin, me fillim nga ora 18:00.
Të gjitha këto takime zhvillohen në kuadër të javës së 20-të dhe transmetohen drejtpërdrejt në Artmotion.
Derisa dje në Gjilan u zhvillua përballja mes Dritës dhe Drenicës, të cilën e fituan minimalisht vendasit me rezultat 1:0.






