Sot me dy ndeshje u mbyll java e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku pamë spektakël të vërtetë.
Pas javës së 11-të, Ballkani mbetët lider i Superligës me 19 pikë.
Pesë ndeshje u zhvilluan gjatë kësaj jave, dhe katër prej tyre u mbyllen me rezultatin e barabartë.
Duke filluar nga ndeshja mes Ballkanit dhe Gjilanit e cila u mbyll 3:3.
Dukagjini barazoi 2:2 ndaj Suharekës, Llapi ndaj Feronikelit 74 (2:2) dhe Ferizaj ndaj Malishevës (1:1).
Kurse fitore gjatë kësaj jave arriti vetëm Drita, që sot mposhti Prishtinën me rezultatin 3:0.
Ballkani është lider me 19 pikë, aq ka edhe Malisheva e Bekim Isufit (19).
Në pozitën e tretë është Drita me 18 pikë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.