Jasir Asani mund të bëhet shumë shpejt me ekip të ri.
Ylli i Kombëtares shqiptare sipas të gjitha gjasave do të largohet nga ekipi jug-korean Gwangju FC, ndërsa karrierën mund ta vazhdojë në Japoni.
Sipas mediave japoneze, anësori i djathtë është i gatshëm për aventurën e re, përcjell “Gazeta Express”.
Pas eksperiencës së suksesshme në Korenë e Jugut, përfaqësuesi shqiptar mund të transferohet në ekipin Yokohama F. Marinos.
Edhe pse spekulohej se do të rikthehej në futbollin evropian, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut megjithatë do të vazhdojë të luajë në Azi.
Përmes ekipit japonez, futbollisti ofanziv do të mundohet t’ia rifitojë zemrën selektorit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho, i cili e la në bankinë në ndeshjet e qershorit në kualifikimet e Botërorit 2026.
Gjatë dy vjetëve sa luajti në Korenë e Jugut, majtaku këmbëshpejtë i ka zhvilluar 74 ndeshje me Gwangju FC, ndërsa i ka realizuar 23 gola dhe i ka bërë 4 asistime, me ç’rast shkëlqeu edhe në Ligën e Kampionave Aziatike, krahas ligës së Koresë së Jugut.