23.7 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Jasir Asani firmos me Esteghlalin e Iranit

- Advertisement -

Futbollisti i Kombëtare së Shqipërisë, Jasir Asani do ta vazhdojë karrierën në Iran pas largimit nga Koreja e Jugut.

Sulmuesi i krahut, të dielën është zyrtarizuar nga skuadra elitare e Iranit, Esteghlal FC, me të cilën ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë.

Asani te Esteghlali do të transferohet si lojtar i lirë, por pasi ti skadojë kontrata me ekipin nga Koreja e Jugut, Gwangju.

Ai ka kontratë me Gwangjun deri në fund të këtij viti, ndërsa në njoftimin e Esteghlalit thuhet se klubi do të përpiqet ta transferojë Asanin më herët.

30-vjeçari prej janarit të vitit 2023 luan në Korenë e Jugut dhe te Esteghlali do të transferohet në janar të vitit të ardhshëm, nëse klubet nuk arrijnë marrëveshje për kalimin e tij në Iran para kohe.

Asani ka edhe 23 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë për të cilën debutoi në mars të vitit 2023 dhe 5 gola të shënuar.

Të ngjashme

Të fundit