Pas vetëm pesë minutave lojë, Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Lituanisë.
Ishte mesfushori Muharrem Jashari që kaloi Kosovën në epërsi pas një kundërsulmi të shpejtë.
Albion Rrahmani e vodhi topin duke pasuar te Vedat Muriqi, i cili e vendosi Jasharin përballë portierit mysafir, që me një goditje precize i dha epërsinë “Dardanëve”.