Analisti Shemsi Jashari, ka thënë se aktualisht Kosova është pa burrështetas.
“Ka liderë të fuqishëm me vota, burrështetas që e vendosin interesin e shtetit para interesit të partisë dhe atij personal. Momentalisht në skenën politike nuk po duket që ka, e Albin Kurti nuk është as më së paku”, tha ai në emisionin Click në RTV21.
Ai tha se në të kaluarën liderët partiakë kanë bërë zgjidhje duke iu kushtuar elektoratit, duke përmendur kur Ibrahim Rugova e bëri kryeministër Ramush Haradinajn në vitin 2004, e Hashim Thaçi Isa Mustafën në vitin 2017






