-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Jashari pret në takim Scottin e Napolit, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

- Advertisement -

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari priti sot në takim zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Peter K. Scott.

Jashari e informoi Scottin mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe në Republikën e Kosovës.

Sipas një postimi nga ana e FSK-së, Jashari gjithashtu e njoftoi Scottin për të arriturat e ushtrisë së Kosovës në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

“Gjithashtu Gjeneral Jashari e informoi atë mbi zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në fushat funksionale luftarake drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, në funksion të përmbushjes së misionit të FSK-së”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu Gjeneral Jashari theksoi kontributin e FSK-së në arenën ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe sigurisë duke përfshirë dislokimet e FSK-së jashtë vendit. Në takim u diskutua për mbështetjen e FSK-së për Ukrainën në linjë me objektivat e NATO-së dhe shteteve anëtare. Më specifikisht Gjeneral Jashari e informoi Gjeneralin Scott për kontributin e FSK-së në trajnimin e trupave të Ukrainës, për detyrat luftarake në operacionin “INTERFLEX” dhe trajnimin e kontingjenteve të Ukrainës në EOD. Gjeneral Jashari shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it”.

Scott përgëzoi Jasharin për punën dhe angazhimin në ngritjen dhe avansimin profesional të FSK-së.

“Gjithashtu ai falënderoi Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. Në fund të takimit të dy gjeneralët u pajtuan që në të ardhmen të rrisin më tutje bashkëpunimin”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit