Jashari: Para ndeshjeve dëgjoj Kur’an për t’u koncentruar, numri 30 për Messin

- Advertisement -

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari ka folur në një intervistë për “Il Foglio”, duke përmendur rutinën e tij para çdo ndeshje, teksa ka zbuluar pse e ka zgjedhur numrin 30 në fanellë.

Ai ka bërë me dije se gjithmonë dëgjon Kur’an, para çdo përballjeje, veprim i cili sipas tij e ndihmon të koncentrohet.

“A kam një rutinë personale, një veprim që më sjell fat ose ndonjë list me këngë? Jo, asnjërën nga këto. Jam mysliman, dhe shpesh dëgjoj Kur’an në rrugën drejt stadiumit; më ndihmon të fokusohem shpirtërisht para se të luaj. Ngrohtësia dhe përkrahja e tifozëve tonë, posa arrijmë në ‘San Siro’ e kryejnë pjesën tjetër të punë. Dhe, sa herë e veshi fanellën e Milanit, adrenalina rritet”, tha ai fillimisht.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës, por me prejardhje shqiptare, bëri me dije se pse e ka zgjedhur numrin 30 në fanellë.

“Nuk një zgjedhje e rëndomtë. Kur isha fëmijë dhe kur luaja futboll, nuk kisha një rol të specifikuar. Shikoja Messin dhe kjo ishte e mjaftueshme për mua. Ai e kishte numrin 30, dhe mendoja, se nëse ndonjëherë bëhem futbollist, do ta doja numrin e njëjtë. Kur isha në Zvicër, dhe kur fillova të luaj si profesionist, më thanë të zgjedhja një numër, por vetëm mbi 20, andaj me shumë kënaqësi e zgjodha numrin 30. Ishte një nga kërkesat e mia të para për Milanin, ende para se ta nënshkruaja kontratën. Dërgova një mesazh duke kërkuar numrin 30, dhe ata ma plotësuan”, shtoi Jashari.

Ardon Jashari u tranferua te Milani gjatë verës së kaluar nga Club Brugge, për shumën e 37 milionë eurove.

Jashari u rrit në akademinë e Luzernit, ku luajti nga viti 2019 deri më 2021, derisa deri më 2024 luajti për ekipin e parë. Ai luajti për ekipin kryesor të klubit të Luzernit për 91 ndeshje, duke shënuar tetë gola, e duke siguruar transferimin te gjiganti belg, Club Brugge më 2024, për shumën e 6 milionë eurove.

Të ngjashme

Të fundit