28.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Jashari: Moscertifikimi i Listës Serbe, patriotizëm folklorik

- Advertisement -

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka vlerësuar se moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ është një veprim i panevojshëm, që sipas tij i shërben vetëm për propagandë politike afatshkurtër.

“Është një veprim i panevojshëm që bënë dëm, por që nuk ndryshon asgjë në bazë. PZAP nuk ka fakte për ta eliminuar nga gara Listën Serbe. Rrjedhimisht, Lista Serbe do të certifikohet, vetëm se iu ka shërbyer një-dy ditë për militantë të vetë me thënë që ‘ne nuk e duam Listën Serbe të certifikuar’”, ka deklaruar Jashari.

Ai shtoi se të njëjtët politikanë të VV-së që publikisht shfaqen kundër Listës Serbe, në prapaskenë bashkëpunojnë me ta.

“Janë të njëjtit ata që i kemi pa në përgjime që flasin me ta në telefon, koordinohen me ta për agjendën legjislative, për punën e ligjeve e të tjera. Pra, të gjitha këto i bëjnë prapa kamerave, por kur dalin para kamerave e luajnë patriotin”, tha ai.

Sipas Jasharit, Kosovës nuk i duhen gjeste simbolike apo “patriotizëm folklorik”, por vendime konkrete që forcojnë shtetësinë e vendit.

Të ngjashme

Të fundit