29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Jashari merr numrin 10 te Cherkasy

- Advertisement -

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari gjithnjë e më shumë po vlerësohet te skuadra nga Ukraina, Cherkasy.

Klubi ukrainas, të hënën ka njoftuar se Jashari prej sezonit 2025/26 do ta bartë fanellën me numrin 10.

“Muharrem Jashari, 10-shi i ri i Cherkasyt”, ka shkruar shkurt ekipi që bën gara në Superligën e Ukrainës.

Jashari e ka bartur fanellën me numrin 15, ndërsa është njëri prej lojtarëve kyç te Cherkasy, ku edhe është zgjedhur si lojtari më i mirë i ekipit me votat e tifozëve.

Po ashtu, Jashari javë më parë e ka rinovuar kontratën deri në fund të vitit 2028 kurse këtij ekipi iu bashkua në janar të vitit 2024 nga Drita e Gjilanit.

Të ngjashme

Të fundit