2.3 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Jashari: Ky dëm që i ka ardhur Kosovës, më i madh se që imagjinohet

- Advertisement -

109 komisionerë u arrestuan sot vetëm nga regjioni i Prizrenit nën dyshim për manipulm me vota në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

“Çka do të ndodhë tash e tutje, varet se si do të shkojë procesi hetimor, por praktikisht po ju them që është një aksion jashtëzakonisht i madh i prokurorisë së regjionit të Prizrenit, i cili e ka përfshirë një numër të madh të zyrtarëve policorë”, ka thënë Jashari në Kiks Kosova të Klan Kosovës.

“Janë shumë veprime procedurale që duhet të ndërmerren dhe ka një kosto të madhe, edhe sa u përket resurseve njerëzore, edhe sa i përket kohës, menaxhimit të këtij rasti”.

Sipas Jasharit, ky dëmtim vjen në disa dimensione, pasi që nevojiten resurse të mëdha njerëzore dhe financiare.

“Epo, sigurisht që do të ketë edhe një kosto të madhe financiare pasi që shumica e atyre personave mbase sot janë intervistuar me avokatë të cilëve shteti do t’ua paguajë”.

“Pra, ne jemi të dëmtuar në shumë dimensione, ky dëm që i ka ardhur Kosovës, totalisht i papritur dhe i paparashikueshëm, ka me qenë shumë më i madh se sa mund ta imagjinojmë”.

Të ngjashme

Të fundit