8.5 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Jashari kthehet ndaj Romës

- Advertisement -

Mesfushori Ardon Jashari pritet të jetë i gatshëm për lojë për më pak se tri javë, kanë bërë të ditur mediumet në Itali.

Në fakt, thuhet se rehabilitimi i Jasharit po shkon shumë mirë dhe javën e ardhshme pritet ti bashkohet ekipit në stërvitje.

Jashari u lëndua në fund të muajit gusht në stërvitje dhe i ka munguar Milanit për gati dy muaj, ndërsa po parashikohet të rikthehet në fillim të nëntorit.

Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Milani e luan kundër Romës, e cila zhvillohet më 2 nëntor.

Jashari që iu bashkua Milanit në verë për 40 milionë euro, ka vetëm një paraqitje në Serie A deri më tani.

Te Milani po e presin me padurim rikthimin e tij në fushë, pasi trajneri Massimiliano Allegri ka planifikuar që 23-vjeçarin ta aktivizojë në mesfushë përkrah Luka Modriqit.

Të ngjashme

Të fundit