-3.1 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Jashari kritikon mosunitetin për aksionet në veri dhe mbylljen e strukturave paralele

- Advertisement -

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka kritikuar mosunitetn e partive politike për aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele në veri.

Ai ka thënë se 25 vitesh pas çlirimit të vendit dëgjon lloje-lloje deklarimesh e akuzash kundër aksioneve të Policisë.

“Për çfarë? Për të luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shprehur mirënjohje për Policinë e Kosovës.

Statusi i plotë i tij:

Deri kur kështu?

25 vite pas çlirimit të vendit,

17 vite shtet.

Dëgjoj lloj-lloj deklarimesh, lajme e akuza:

“Veriun e vendit”

Aksionet e policisë i quajnë dhunë, presion, fashizëm, deri te krahasimi me Millosheviqin.

“Institucionet paralele”

S’ka marrë leje, ska urdhër të Prokurorit.

S’kemi prova a janë duke kryer vepra penale.

Për çfarë? Për të luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë.

Nuk kam fjalë për t’u shprehur.

Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?

Gjergj Fishta kishte thënë nga mllefi,

njëjt si unë sot:

“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”

Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të UÇK-së

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit