Mesfushori i Lucernit, Ardon Jashari, duket se ka tërhequr vëmendjen e skuadrave nga Bundesliga.
SC Freiburg është i interesuar për 21-vjeçarin nga Kosova.
Sipas “Sport Bild”, Jashari i përshtatet profilit që po kërkojnë, pasi duan të forcohen në qendër të mesfushës.
Jashari është një kandidat i mundshëm së bashku me Armin Gigovic dhe Ao Tanaka.
Por, Freiburgu nuk është kandidati i vetëm i interesuar për transferimin e Jasharit.
West Ham, Villarreal dhe Bologna gjithashtu kanë pyetur për mesfushorin.