Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtuese për Ligjin për Pagën Minimale, edhe pse kishin paralajmëruar bllokim të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Jashari në takimin e thirrur nga AAK-ja, shtoi se lënia jashtë Ligjit për Pagën Minimale e kësaj kategorie është vendimi më i keq dhe gabim i madh.
Madje ai këtë e ka quajtur tradhti dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve.
“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët”.
“Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim, edhe pse jemi preku keq është ther dinjiteti i secilit qytetarë”
AAK-ja e ka dërguar javën e kaluar e ka dërguar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Situata politike në vend – AAK-ja takohet me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta