Analisti politik Shemsi Jashari, në “Click” të RTV21, ka thënë se Lumir Abdixhiku nuk do ta pranonte lehtë një ofertë për koalicion nga Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm për shkak të qëndrimit të tij personal, por edhe për faktin se në LDK ekzistojnë disa linja të ndryshme brenda grupit parlamentar.
”Lumir Abdixhiku ka probleme brenda subjektit politik, pasi që ka minimimmi 3 ose 4 qendrime të deputetëve të vet, ki deputet të LDK-së që thonë nuk e votoj kurrë, PDK ka deputet që thonë duhet t’i kalojmë këto dhe të krijohen institucionet, ka deputet që thonë kurr nuk e votoj VV-në”, tha Jashari.