Valon Syla, gazetar, ka thënë në “Pressing”, të T7, se të gjithë pa dallim partie do të duhej të merrnin pjesë në varrimin e Haxhi Thaçi.
Kjo pasi, ai tha se është privuar nga një e drejtë themelore që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, njeriu themeltar i shtetit të Kosovës.
Ai ka përmendur edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe familjen Jashari.
“Mungesa e Abdixhikut ka qenë e pakuptimtë, pastaj e presidentes që përfaqëson të gjithë”.
“Një njërit themeltar të shëtit të Kosovës si Hashim Thaçi me u privu nga një e drejtë themelore, e nuk ka pas solidarizim nga partitë e tjera shqiptare, kjo kallxon jo budallak, por poshtërsi, madhe edhe ligësi në aspektin biblik e kuranor. E këtu po e fusim edhe familjen Jashari që me gjasë pasi i humbi zgjedhjet nuk po ndihet mirë”, ka thënë ai.